GRANDEMALL

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë dhe posedim të substancave narkotike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti me datën 09.08.2022 pas një pune mirë të organizuar operative ka arrestuar të dyshuarin Kosovar Shqiptar Sh. S. (1991) nga fshati Komogllavë Komuna e Ferizajt, i cili ishte i dyshuar për një rast “Vjedhje e rëndë” me datën 01.08.2022 të një shumë të konsiderueshme të parave dhe stolive të arit në një shtëpi në qytetin e Viti-së.

Me vendim të Gjykatës kompetent, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti ka kryer një kontrolle në shtëpinë e të lartcekurit ku ka arritur që të gjejë prova të mjaftueshme se Sh. S. është i involvuar në këtë vepër penale.

Uji Dea

Po ashtu gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë në peshë prej 11.9 gramëve.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalohet në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë, ndërsa rasti me kallëzim penal të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.