Fundamenti

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Nga Prokurori i Shtetit ndaj tij është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale me datën 26.01.2023 pas një pune hetimore mirë të organizuar dhe veprimeve operacionale ka arritur që të e lokalizoj dhe të arrestoj të dyshuarin shqiptar F.H. (1983).

Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast “Vjedhje rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës” i ndodhur me datën 14.09.2020 në një lokal afarist në Gjilan.

Eco Higjiena

I njëjti po ashtu ishte në kërkim policor edhe në bazë të një urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Nga Prokurori i Shtetit ndaj tij është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë./rajonipress/