UBT

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Më 31 janar 2021 rreth orës 23:38, policia e Kosovës në Gjilan ishte informuar se janë dëgjuar të shtëna me armë në Rrugën “N.Tereza” këtu në Gjilan. Njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigje rastit duke dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para është mësuar se i dyshimti E. R. (1999) i është afruar veturës Golf me tabela 01 në të cilën ndodheshin dy persona, dyshohet se i dyshimti ka shkrep nga arma pistoletë dy herë duke goditur viktimën H. H. (2000) në këmbë.

Viktima urgjent është dërgua për tretman në Spitalin Rajonal të Gjilanit fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë.

I dyshimti arrin të shmanget arrestimit për momentin duke u largu në drejtim të pa njohur.

Pas një pune hetimore operative me 10 shkurt 2021, rreth orës 10:15 është arrestuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale i dyshimti i lartcekur.

Eco Higjiena

I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.

Janë gjete prova të qëndrueshme se i njëjti është i involvuar në Veprën penale “Tentim vrasje”.

Njësiti i krimteknikës ka konfiskuar në cilësinë e provës materiale, një pistoletë të llojit Zoraki M 906-B, me një karikator të të njëjtës armë.

Prokurori i shtetit ka lëshuar vendim mbi ndalim policor për 48 orë për veprën penale “vrasje në tentativë”. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.