Fundamenti

Arrestohet i dyshuari për raste të vjedhjeve të rënda dhe mashtrimeve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 15.08.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojë dy të dyshuarin K.S. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tij është bërë pasi që për të njëjtin janë gjetur prova materiale se ka qenë i përfshirë së paku në katër raste të veprave penale si ,”Mashtrim” dhe “Vjedhje e rëndë” raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit.

Mobi Casa

Intervistimti i të dyshuarit është bërë në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/