Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Malishevë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Të enjtën rreth orës ‪19:30, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se ka ndodhur një rast “Plagosje” me armë zjarri në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Viktima është shqiptar Shtetas i Kosovës (1982 ) i cili është dërguar me urgjencë në Emergjencë – Spitalin Regjional të Gjilanit dhe sipas mjekut nuk është në rrezik për jetë.

RCCOLA

I dyshimti po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës (1975 ) me vendbanim në fshatin Malishevë është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Rrethanat e rastit janë duke u hetuar njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/