Uji Dea

Arrestohet i dyshuari për përdorim të armës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor Gjilan me datën 25/12/2022 ka pranuar një informatë se në një fshat të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin Kosovar I.H. (1955).

Nga i dyshuari është konfiskuar një (1) armë pistoletë e llojit “ZIG14 tisas” e kalibrit 9 mm. si dhe nëntë (9) gëzhoja të armës të kalibrit 9 mm. si dëshmi materiale për Gjykatë.

Hidromorava

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Gjilan njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/