Hidromorava

Arrestohet i dyshuari për mashtrim me prona

/ 1 minutë lexim

Viti – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale pas një pune mirë të organizuar operative kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin S.R. (1969) shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Gjilan i cili dyshohet se në vitin 2008 kishte shitur disa parcela një familje nga Vitia.

I dyshuari kishte arritur që të ua kalojë në emrin e tyre këto parcela kësaj familje.
Në vitin 2021 i njëjti i dyshuar të njëjtat parcela ua kishte shitur një familje tjetër po nga Vitia.

Mobi Casa

I dyshuari është arritur të lokalizohet nga policia e Kosovës dhe rrjedhimisht të arrestohet, ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku dhe janë gjetur prova të qëndrueshme materiali se i dyshimit besohet të jetë i involvuar në mashtrim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 ore për veprën penale “Mashtrim” . Rasti dorëzohet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/