Fundamenti

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 20.12.2022 rreth orës 22:45 ka pranuar informatë se në një market në qytetin e Gjilanit një person i maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit ka arritur që të grabis një shumë të parave duke u larguar më pas në drejtim të panjohur. I njëjti gjatë grabitjes dyshohet se ka shtënë në ajër me armën e zjarrit por askush nuk është lënduar.

Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore ka arritur që të arrestojnë të dyshuarin kosovar shqiptar Z.Sh. (1982).

FIDANISHTJA

Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti dyshohet se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të lartcekur. Pas arrestimit i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rrethanat e rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Grabitje” dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.