Fundamenti

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 24/07/2022 ka pranuar një informatë se në Gjilan rruga e Prishtinës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar E.I. (1959).

Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë disa herë me armë zjarri. Arma e llojit ,”Beloë’’TR17 së bashku me gëzhojat të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.

KKVITI

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon me kampanjën vetëdijësuese duke u bërë thirrje dhe apeluar tek të gjithë qytetarëve që të festojnë me zemër, jo me armë. Sa më pak armë, më pak viktima thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/