HW

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri, në aheng familjar

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Gjilan, më datën 01.08.2025, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion lidhur me një rast të të shtënave me armë zjarri që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Livoq i Epërm i komunës së Gjilanit.

Pas pranimit të informacionit, njësitet relevante policore kanë reaguar me shpejtësi duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin L.L. (i lindur në vitin 1986, mashkull kosovar), i cili dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri.

Eco Higjiena


Nga i dyshuari janë sekuestruar:
· Një (1) armë zjarri pistoletë e llojit Zoraki, kalibër 9mm,
· Një (1) karikator,
· Dymbëdhjetë copë fishekë të kalibrit 9mm dhe
· Dy gëzhoja.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e Stacionit Policor Gjilan, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.