ARKATANA

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Njësitet i hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë me urdhër të prokurorit të shtetit ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellës të të dyshuarit B.B. (viti i lindjes 1994, mashkull, kosovar shqiptar). Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për gjykatë një (1) pistoletë e kalibrit 9 mm, një (1) armë automatike AK47 si dhe pesëmbëdhjetë (15) copë gëzhoja të shkrepura. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Novobërdë ku është intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor Novobërdë falë bashkëpunimit me qytetarë përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se ne fund të muajit korrik në një aheng familjar në fshatin Makresh, komuna e Novobërdës ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Njësitet i hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë me urdhër të prokurorit të shtetit ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellës të të dyshuarit B.B. (viti i lindjes 1994, mashkull, kosovar shqiptar).

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për gjykatë një (1) pistoletë e kalibrit 9 mm, një (1) armë automatike AK47 si dhe pesëmbëdhjetë (15) copë gëzhoja të shkrepura. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Novobërdë ku është intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

UBT

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.

Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve.

Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.