Eko Higjiena

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 31/07/2022 ka pranuar një informatë se në një sallë dasmash në një aheng familjar (dasmë) ka të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore me urgjence ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit ne oborrin e kësaj salle ka gjetur njëmbëdhjetë gëzhoja të armës së zjarrit kalibër 7.65 mm dhe një fishek të kalibrit 7.65 mm.

Patrulla policore ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar M.M. (1966) nga i cili është konfiskuar arma pistoletë M57 prodhim Jugosllav e kalibrit 7.65 mm. e cila së bashku me provat e tjera do të dorëzohen si dëshmi në Gjykatë.

Fundamenti

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon të apeloj tek të gjithë qytetarëve që të festojnë me zemër, jo me armë. Sa më pak armë, më pak viktima thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.