Arrestohet i dyshuari për dhunim, rasti ka ndodhur në Radivojc të Vitisë, në prill të vitit 2025
Gjilan – Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve të mirë organizuara operative, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sot me datën 01.08.2025 ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin N.S. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bëtë si rezultat i hetimeve dhe krijimit të bazës së dyshimit se i njëjti ka qenë i përfshirë në veprën penale “Dhunim”, rast i cili ka ndodhur në fshatin Radivojc të komunës së Vitisë, i raportuar me datën 29.04.2025.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet për grumbullimin e provave janë duke vazhduar njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/


