Uji Dea

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje, policia konfiskon pushkë, pistoletë e karikator

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë sot me datën 07.09.2022 me urdhër të Gjykatës ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit Kosovar Shqiptar Q.H.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:
• Një (1) pushkë gjuetie me leje të skaduar prodhim Turk,
• Një (1) pistoletë e llojit Zastava e kalibrit 6.35 mm
• Një (1) karikator me katër (4) copë fishekë të të njëjtit kalibër dhe
• Njëzet e nëntë (29) copë fishekë të kalibrit 9mm.

FIDANISHTJA

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan me kallëzim penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve” thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.