Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje në Kamenicë

Gjilan – Policia e Kosovës njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Kamenicë, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kanë realizuar një urdhër kontroll të lejuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega ne Kamenicë në kërkim të dëshmive për një rast “Vjedhje e rëndë” ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit S.M. (1962) është gjetur një Revole me një karikatorë dhe tetë (8) copë fishekë të kalibrit 9 mm, ku janë konfiskuar me dyshimet se e njëjta armën dhe municionin i dyshimti ishte duke i mbajtur në pronësi, (pa leje valide për posedim).
I dyshuari S. M. Është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Arma dhe municioni sekuestrohen si prova materiale për gjykatë.
Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshimtit ngritët kallxim penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të Armëve” dhe procedohet në Prokurorinë e Shtetit njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/