RCCOLA

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

/ 1 minutë lexim

Viti – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti deri sa ka qenë në patrullim në fshatin Debelldeh ka ndalur të dyshuarin kosovar shqiptar D.Xh. (2001) i cili në dorë mbante një (1) pushkë ajrore të kalibrit 4.5 mm prodhim Turk. Gjatë kontrollit në çantën e tij Zyrtarët Policor po kanë gjetur edhe një (1) revole të kalibrit 9 mm dhe nëntë (9) fishekë te kalibrit 9 mm.

Nga i dyshuari të dyja armët janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Mobi Casa

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/