RCCOLA

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan me datën 02.11.2023 rreth orës 23:45 gjatë kontrollit rutinor kanë ndalur një automjet me targa vendore me vozitës N.C. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar serb).

Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë pistoletë e kalibrit 9 mm. dhe një (1) karikator të cilat do të përdoren si dëshmi për gjykatën.

Mobi Casa

I dyshuari është arrestuar, shoqëruar në Stacionin Policor Ranillug ku dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe rasti do të procedohet në prokurori njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/