Hidromorava

Arrestohet i dënuari për mashtrim, i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 03.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar A.I. (1979).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale “Mashtrim” me dënim burgimi prej katër (4) muajsh.

Fundamenti

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/