Fundamenti

Arrestohet Hatixhe Cana – dyshohet për ryshfet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kreu i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli tha për rajonipress tha se ai edhe pse ndodhet në një takim në Prishtinë ka mësuar nga asistentja e tij se është arrestuar Hatixhe Cana. Surdulli tha se ndryshe atë askush nuk e ka thirr apo ftuar në polici.

Policia e Kosovës ka arrestuar zyrtare e prokurimit në Kamenicë Hatixhe Canën. Lajmin e për rajonipress e ka konfirmuar vet kreu i Kamenicës Shaip Surdulli. “Po është e vërtetë se është arrestuar zyrtarja e prokurimit, por nuk e di për çfarë vepre bëhet fjala. Unë ndodhem në Prishtinë në një takim dhe nuk kam informacione tjera. Ndryshe mua askush nuk më ka ftuar as në polici e as në telefon” sqaroj Surdulli.

Ndërkohë sipas Policisë së Kosovës sot më 26 gusht rreth orës 12:10, hetuesit policor nga Departamenti Special Antikorrupsion , në komunën e Kamenicës, kanë arrestuar personin e dyshuar, H.C. e lindur me 1970 femër shqiptare/kosovare me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”.

UBT

Të gjitha veprimet policore operativo-hetimore janë kryer bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit për simulimin e veprës “marrje e ryshfetit”.

E dyshuara , në ketë rast është arrestuar pasi që ka pranuar ryshfet në vlerë 1,500 € nga viktima, për një proces të tenderimit, dhe mjetet financiare që janë gjetur tek e dyshuara të cilat janë konfiskuar nga hetuesit.

Me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, e dyshuara është dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedurat tjera hetimore./rajonipress/