ARKATANA

Arrestohet hajni në Viti për vjedhje të rëndë në tentativë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me 08.05.2015 është raportuar një rast “vjedhje e rëndë në tentativë” në Rrugën ”Presheva” në Viti, ku ankuesi B.H.(1983) kishte raportuar se persona të panjohur kanë tentuar që të hapin me forcë një dritare të argjendarisë së tij, por pasi ishte aktivizuar alarmi të dyshuarit ishin larguar. Me datën 01.09.2015 Policia e Kosovës njësiti i hetimeve në Viti kanë intervistuar të dyshuarin V.E. (1980) i cili dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” – ku pas ekzaminimit të gjurmëve të marra në vendin e ngjarjes ka rezultuar si pozitiv dhe kanë qenë gjurmë identike me ato të të dyshuarit.

Me 08.05.2015 është raportuar një rast “vjedhje e rëndë në tentativë” në Rrugën ”Presheva” në Viti, ku ankuesi B.H.(1983) kishte raportuar se persona të panjohur kanë tentuar që të hapin me forcë një dritare të argjendarisë së tij, por pasi ishte aktivizuar alarmi të dyshuarit ishin larguar.

Policia e Kosovës njësiti i hetimeve nga stacioni Policor në Viti kishte dal në vendin e ngjarjes ku edhe është bërë ekzaminimi i vendit te ngjarjes nga Krim teknika dhe janë marrë disa gjurme të cilat dyshoheshin se i përkasin të dyshuarit.

UBT

Me datën 01.09.2015 Policia e Kosovës njësiti i hetimeve në Viti kanë intervistuar të dyshuarin V.E. (1980) i cili dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” – ku pas ekzaminimit të gjurmëve të marra në vendin e ngjarjes ka rezultuar si pozitiv dhe kanë qenë gjurmë identike me ato të të dyshuarit.

Nga Prokurori i Shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për të dyshimtin.Rasti në Gjykatë./rajonipress/