UBT

Arrestohet hajni në Kamenicë, kreu tri vjedhje brenda një nate

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Më 12 shkurt 2018 në ora 08:00 policia e Kosovës njësitet e hetimeve në Kamenicë, kanë dalë në vendin e ngjarjes për një rast “vjedhje e rëndë” në një kafiteri në Kamenice. Në bazë të dëshmive të gjetura në vendin e ngjarjes hetuesit policor kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin R.Q. (1995) Shqiptar shtetas i Kosovës i cili besohet se gjatë orëve të mbrëmjes ka kryer së paku tri vjedhje, në tri lokacione të ndryshme si në Kafiteri dhe barnatore, duke marrë gjësende të ndryshme, barna, dhe të holla rreth 130€.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të tij janë kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.

Eco Higjiena

Sendet e vjedhura të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit i kthehen pronarëve legjitim, kurse ndaj të dyshuarit lëshohet vendimi për ndalim 48 orë. Rastet janë duke u hetuar veç e veç njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/