United Hospital

Arrestohet hajni, i involvuar në disa vjedhje të rënda në Gjilan e rrethinë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – I dyshuari në stacion policor është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku janë gjetur fakte të qëndrueshme se është i involvuar në veprën e cekur më lartë, po ashtu besohet të jetë i involvuar edhe në së paku gjashtë raste tjera “vjedhje të rënda” në disa shtëpi në qytetin e Gjilanit, dhe rrethinë, po ashtu gjatë verifikimit është gjetur se ndaj të njëjtit ekziston edhe një urdhëresë prej një vit e gjysmë (1.5) burg efektiv të lëshuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Më 28 mars 2017, ankuesja Shqiptare shtetase e Kosovës raporton se persona të panjohur pasi e kanë hapur me forcë derën e hyrjes së shtëpisë së fqinjit të saj për të cilën ajo kujdesej, nga dhoma e ditës ishte vjedhur një TV-Plazma të markës “PHILIPS” në vlerë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes kanë prezantuar Krim teknika dhe hetuesit e stacionit policor të Gjilanit të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Hetuesit e stacionit policor të Gjilanit pas një pune mirë të organizuar Operative me 5 prill 2017 rreth orës:21:15 përmes rrugëve operative kanë pas një informatë për vende ndodhjen e të dyshuarit të mundshëm për disa raste të “vjedhjeve të rënda”.

Mobi Casa

Gjatë arrestimit i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës B.K. (1983) ka rezistuar duke e lënduar njërin nga zyrtarët policor i cili ka kërkuar ndihmën e mjekut.

I dyshuari edhe përkundër rezistencës dhe pengimit fizik është arritur të futet nën kontrolle dhe është arrestuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit.

I dyshuari në stacion policor është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku janë gjetur fakte të qëndrueshme se është i involvuar në veprën e cekur më lartë, po ashtu besohet të jetë i involvuar edhe në së paku gjashtë raste tjera “vjedhje të rënda” në disa shtëpi në qytetin e Gjilanit, dhe rrethinë, po ashtu gjatë verifikimit është gjetur se ndaj të njëjtit ekziston edhe një urdhëresë prej një vit e gjysmë (1.5) burg efektiv të lëshuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Rastet e kompletuara veç e veç do të dërgohen në prokurorin për Krime të rënda .Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.