Arrestohet hajni i argjendarive në Gjilan
Gjilan – Në rrugën “Adem Jashari”në Gjilan lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara, me datën 10.08.2014 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti në datën 11.06.2014 duke e vënë në lajthitje se ishte familjar i tij, kishte mashtruar viktimën mashkull shqiptar dhe nga lokali i tij, argjendaria, kishte marrë dy zinxhirë ari në vlerë 1640 euro.
I dyshuari më vonë ka pranuar se ka kryer edhe dy raste të tjera të mashtrimit në Gjilan dhe Kamenicë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./rajonipress/


