Arrestohet grupi që merrej me detyrim dhe krim të organizuar

Gjilan – Policia ka arritur ta kap një grup kriminal i cili për një kohë të gjatë ishte marrë me detyrim dhe krim të organizuar. Sipas burimeve tona brenda prokurorisë dhe policisë në Gjilan të arrestuarit janë Demir Kqiku dhe Naser Kadriu nga Gjilani dhe Ylli Miftari nga Prishtina.
Policia e Gjilanit në bashkëpunim edhe me njësitet nga Prishtina ka arritur të prangos tre veta të dyshuar për krim të organizuar dhe detyrim raporton rajonipress.
Sipas burimeve tona të arrestuarit janë: Demir Kqiku e Naser Kadriu nga Gjilani dhe Ylli Miftari nga Prishtina.
Sipas kallëzimit penal që ka ngritur policia tre të arrestuarit dyshohen se kanë bërë presion dhe kanë kërkuar të holla nga të dëmtuarit kryesisht familjarë që i kanë të burgosurit në Dubravë.
Të dyshuarit u kanë pretuar atyre se pasi të paguajnë të hollat do të lirohen të afërmit e tyre nga vuajtja e dënimit. Hetimet sipas të njëjtave burime ende vazhdojnë rreth këtij rasti derisa shuma që ata kanë kërkuar shkon nga 300 deri 1500 euro.
Me propozimin e prokurorisë,Gjykata Themelore në Gjilan tre të dyshuarve u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh./rajonipress/