Uji Dea

Arrestohet grabitësi i zinxhirëve të femrave në Gjilan

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Policia e Gjilanit ka arritur ta arrestojë Adnan Xhemajl Alajn (1988) nga Drenoci i Deçanit i cili për dy ditë resht ka grabitur zinxhir të arit tek tri femra shqiptare tha për rajonipress Agon Uka prokuror i shtetit.

Është arritur të kapet grabitësi i arit të femrave në Gjilan Adnan Xhemajl Alaj nga Drenoci i Deçanit. Agron Uka prokuror në Prokurorin Themelore të Gjilanit tha për rajonipress se Alaj për dy ditë rresht ka grabitur zinxhirët e arit tek tri femra-viktima shqiptare.

Uji Dea

Alaj të gjitha rastet e grabitjes i ka kryer vet derisa në polici e ka pranuar veprën dhe ai tani është ndalur në masën e paraburgimit prej 48 orëve.

Alaj ndryshe kërkohet edhe nga policia e Deçanit meqë është recidivist dhe ka kryer disa vepra të vjedhjes- grabitjes edhe atje./rajonipress/