ARKATANA

Arrestohet grabitësi i të hollave në pikën e karburantit “Ardhmëria”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Pas një pune mirë të organizuar operativo hetimore Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në Gjilan më datë 15.09.2014, kanë ftuar për intervistë në cilësi të të dyshuarit E.K. i cili në prezencë të avokatit të tij mbrojtës ka dhënë deklaratë me shkrim.Pas intervistimit Prokurori i Shtetit në bazë të dëshmive të qëndrueshme të gjetura ka vendos që të dyshuarin në fjalë ta ndaloj në qendër të paraburgimit për 48 orë.

Në vazhdimësi të hetimeve në lidhje me rastin Grabitje që ka ndodhur më datën 20.08.2014, rreth orës 00:45, në Pikën e Karburanteve “Ardhmëria” në hyrje të fshatit Malishevë, derisa viktima roje sigurimi ishte në pompë, një person i panjohur ka hyrë në lokal dhe ka kërkuar një pako cigare.

Viktima ia ka ofruar cigaret, atëherë kanë hyrë edhe dy persona të maskuar, njëri prej të cilëve e ka goditur viktimën në kokë(në pjesën e veshit) me një mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndim trupor.

Pasi viktima nga goditja ishte rrëzuar në tokë, të dyshuarit kanë marrë kasën metalike me një sasi të konsiderueshme të hollash duke u larguar me një veturë në drejtim të qytetit.
Viktima ka kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Mobi Casa

Pas një pune mirë të organizuar operativo hetimore Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në Gjilan më datë 15.09.2014, kanë ftuar për intervistë në cilësi të të dyshuarit E. K. i cili në prezencë të avokatit të tij mbrojtës ka dhënë deklaratë me shkrim.

Pas intervistimit Prokurori i Shtetit në bazë të dëshmive të qëndrueshme të gjetura ka vendos që të dyshuarin në fjalë ta ndaloj në qendër të paraburgimit për 48 orë.

Hetimet në lidhje me këtë çështje vazhdojnë./rajonipress/