Fundamenti

Arrestohet Glauk Konjufca

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Mëngjesi i të martës ka nisur me një aksion të gjerë policor në Prishtinë në kërkim të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

KALLXO.com ka siguruar xhirime ekskluzive nga ky aksion policor.

Në aksionin e nisur në orën 6, policia ka arrestuar deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili është shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes dhe ka kërkuar nëpër shtëpitë e tyre edhe Xhelal Sveçlën dhe Sali Zybën, por pa mundur t’i gjejnë. Banesa e këtij të fundit është në të njëjtin bllok me atë të deputetit tjetër të VV-së, Albin Kurti.

ARKATANA

Ndjekjet e zyrtarëve të Vetëvendosjes kanë të bëjnë me rastin e demolimit të veturave të EULEX-it, në vitin 2009.

Deri më tani disa seanca gjyqësore kanë dështuar për shkak të pamundësisë për t’i sjellë në gjykatë të gjithë të akuzuarit.

Herën e fundit, seanca qe caktuar për 11 janar por vetëm 7 nga 21 të akuzuarit ishin të pranishëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.