Arrestohet gjilanasi, shtiu me armë zjarri
Gjilan – Në rrugën “Beqir Bislimi” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti është vërejtur duke shtënë me armë zjarri. Njësiti policor ka konfiskuar armën AK-47 dhe tri gëzhoja të cilat dyshohet të janë shkrepur nga arma e zjarrit njoftoj policia e Kosovës.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/


