Arrestohet gjilanasi, posedonte pistoletë me vete
Gjilan – Në rrugën e Prishtinës, në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikatorë të zbrazët pa municion.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


