Uji Dea

Arrestohet gjilanasi, policia i konfiskon armën e municion

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë dhe shtatë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Uji Dea

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/