UBT

Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje dhe përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Arrestohet i të dyshuari për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një rrugë në qytetin e Gjilanit.

Njësiti i reagimit të shpejt me urgjencë kane dalë në vend të ngjarjes nga ku janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Është arritur të identifikohet lokacioni i saktë, është lokalizuar dhe rrjedhimisht është arrestuar i dyshuari shtetas i Republikës së Kosovës D.K. (2003).

I dyshuari në vendin e ngjarjes ka tentuar për ta fshehur armën duke e hedhur nga automjeti që e drejtonte.

Mobi Casa

Zyrtarët policor kanë arritur që të e gjejnë armen e tipit Zoraki M 906, kaliber.9mm, si dhe dy fishkë të pa shkrepur të armës përkatëse të cila janë konfiskuar si prova materiale.

Gjatë intervenimit në këtë lokacion nga njësiti në fjalë është arritur të gjenden edhe një thikë dhe një shufër metalike të cilat po ashtu janë konfiskuar.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj ti caktohet masa e ndalimit për dyzet e tetë (48) orë.

Rasti me kallëzim penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dërgohet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.