Arrestohet gjilanasi, dërgohet në burgun e Dubravës
Gjilan – Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në Burgun e Dubravës.
Gjithashtu në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 3.7 gramë.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


