Hidromorava

Arrestohet Gazmend Jakupi, polic kufitar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Më dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim trupor” Inspektorati Policor ka arrestuar Gazmend Jakupin zyrtar policor në vijën e gjelbër. Incidenti raportohet se ka ndodhur dje (25.01.2014) rreth orës 14:00 në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan ku zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ishte involvuar në një rast rrahje duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës pas një mosmarrëveshje verbale rreth një borxhi. Për shkak të lëndimeve trupore viktima është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën mjekësore në Gjilan njoftoj policia e Kosovës.

Më 25 janar 2014, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar një informatë për involvimin e një pjesëtari të Policisë së Kosovës në një rast rrahje.

Bazuar në ligjin e IPK-së, hetuesit e Inspektoratit janë njoftuar menjëherë për këtë rast dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Incidenti raportohet se ka ndodhur dje (25.01.2014) rreth orës 14:00 në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan ku zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ishte involvuar në një rast rrahje duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës pas një mosmarrëveshje verbale rreth një borxhi. Për shkak të lëndimeve trupore viktima është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën mjekësore në Gjilan.

ARKATANA

Pas marrjes së informacioneve për këtë rast si dhe marrjes së deklaratave nga ankuesi si dhe dëshmitarët okular, në konsultim me Prokurorin përgjegjës, zyrtari policor G.J. është arrestuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale lëndim trupor. Ndonëse policia nuk e ka bërë të njohur identitetin e policit sipas burimeve tona fjala është për Gazmend Jakupin.

I arrestuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj zyrtarit policor që ka qenë duke punuar në Policinë kufitare – Drejtoria Lindje, është marrë edhe masa e suspendimit me pagesë deri në përfundim të hetimit thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.