Mobi Casa

Arrestohet Faton Ramadani nga familja Kiçina për sulmin ndaj Vehbi Kajtazit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Policia sapo e ka arrestuar Faton Ramadanin, pjesëtar i familjes Kiçina për sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.
Megjithatë Faton Ramadani nuk e ka kryer sulmin, ndaj gazetarit Kajtazi, por një shoqërues i tij.

Gazetari dhe kryeredaktori i “Insajderit”, Vehbi Kajtazi, është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.

Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.

Në Polici janë shoqëruar edhe persona tjerë që kanë qëndruar bashkë me Faton Ramadanin.

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku ka ndodhur sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, rreth 10 minuta pas ngjarjes nga e cila kryeredaktori i “Insajderit” mbeti i përgjakur në fytyrë.

Eco Higjiena

Pjesëtarët e Policisë aktualisht janë duke e intervistuar gazetarin Kajtazi, raporton Gazeta Express.

Po ashtu, njoftohet se po interviston edhe personat të cilët kanë qenë bashkë në të njëjtën tryezë me sulmuesin e Kajtazit, në momentin kur ka ndodhur sulmi.

Vehbi Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.

Vehbi Kajtazi ka mbetur i përgjakur nga goditja, dhe menjëherë është futur brenda në lokal. Ndërsa, sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. /GazetaExpress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.