United Hospital

Arrestohet fajdexhiu

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në bazë të urdhëresës së gjykatës Njësiti i Krimeve Ekonomike ka arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar me dyshimin e bazuar se i njëjti është duke zhvilluar veprimtarinë e kundërligjshme ‘fajde’.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

Policia e Kosovës, Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore –Gjilan.

ARKATANA

I dyshuari Shqiptar Shtetas i Kosovës V.M. (1949) në Qendrën Tregtare ETC-Gjilan, është takuar me ankuesin po ashtu shqiptar shtetas të Kosovës me qëllim që ti pranoj 21.000€ (njëzet e një mijë) kamatë-fajdeje për parat që i kishte dhënë prej vitit 2009 deri në vitin 2012 edhe përkundër që gjatë vitit 2015 i dyshuari kishte pranuar nga ankuesi borxhin bazë 6.500€, si dhe në emër te kamatës kishte pranuar edhe një sasi të konsiderueshme të hollash.

I dyshuari nga shumën totale që i kishte dhënë ankuesit ishte 6.500€ ndërsa në emër të kamatës kishte kërkuar edhe 21.000€.

Policia e Kosovës njësitet kundër krimeve ekonomike në flagrancë kanë ndalur dhe arrestuar të dyshuarin deri sa ishte duke biseduar me viktimën, i njëjti është arrestuar dhe sjellë në lokalet e Policisë së Kosovës, ku është intervistuar në prani të Avokatit mbrojtës.

Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar përkohësisht një kartëmonedhë në vlerë prej 500€ me nr.ser.X09543876104 e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Në lidhje me rastin ka qenë i njoftuar Prokurori Shtetit dhe i njëjti ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë . Rasti është duke u hetuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.