ARKATANA

Arrestohet edhe një person i dyshuar për “fajde” në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, për një periudhë disa mujore që nga momenti i denoncimit të rastit, në kuadër të sigurimit të provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, pas një pune operative/taktike dhe hetimore, ka arritur të pasqyrohet gjendja faktike se një person i dyshuar ishte përfshirë në veprën penale të fajdes.

Për vlerën e parave të cilat viktima i kishte pranuar nga i dyshuari, në vlerë prej 100,000.00 €, sipas marrëveshjes të dyshuarit do t’i ktheheshin mjetet financiare në vlerë prej 130,000.00, apo 30% me interes/kamatë, në intervalin kohor prej dy vitesh, ku shuma e fitimit jo-proporcional është 30,000.00 €.

Uji Dea

Në kuadër të veprimeve hetimore, sot më datë 29.07.2020, sipas Urdhëresës së Gjykatës kompetente, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar personalisht nga i dyshuari dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në Qendrën e Ndalimit në afat prej 48 orësh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.