FITORJA

Arrestohet e dashura e hoxhës, në Mitrovicë, pasi ajo shtiu me armë…

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një hoxhë i martuar dhe me dy fëmijë nga Zhabari i Komunës së Mitrovices është gjuajtur me armë nga një grua, të cilës i kishte premtuar se do të ndahej nga gruaja dhe do të martohej me të.

Arma u shkrep edhe afër shtëpisë së një kleriku fetar në Zhabar të Mitrovicës. Pas mesnatës, një grua ka shtënë me revole pasi nuk realizoi planin e saj që kishte me hoxhën.

Për këtë rast, policia ka njoftuar se është arrestuar e dyshuara S.T., 28- vjeçare që ka shtënë me armë.

“Më 5 nëntor 2019, në Stacionin policor në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale “kanosje”.

ARKATANA

Sipas deklarimit të viktimës, bëhet e ditur se ai ishte kanosur nga e dyshuara femër, e cila në kanosje kishte përdorur edhe armën, ku në vendin e ngjarjes nga hetuesit policorë është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë.

Ndërsa nga veprimet e tjera hetimore më vonë ka rezultuar që të identifikohet dhe të arrestohet e dyshuara S. T., 28- vjeçare, nga e cila është sekuestruar një armë e tipit pistoletë, e cila dyshohet të jetë përdorur në veprën penale”, thuhet në njoftim.

Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe elementeve të tjera rrethanore, përfshirë edhe provat materiale, janë ndërmarrë hetime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale “kanosje” dhe “përdorim arme”.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.