Arrestohet drejtori i spitalit dhe katër zyrtar
Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar sot pasdite Abdylatif Latifin dhe zyrtarët tjerë Enver Rexha, Qani Azemi, Avdulla Uruqi dhe Isak Isaku. Sipas policisë dhe Prokurorisë ata dyshohen për asgjësimin e katër tonë barnave gjoja me afat të skaduar.
Policia e Kosovës të hënën pasdite ka arrestuar Abdylatif Latifin drejtor i spitalit të Gjilanit i cili po këtë ditë edhe ofrojë dorëheqje të parevokueshme, Qani Azemin, Enver Rexhën, Avdulla Uruqi e Isak Isaku.
Sipas policisë të gjithë të arrestuarit dyshohen se kanë asgjësuar rreth katër tonë barna gjoja me afat të skaduar. Arrestimin e këtij grupi e ka konfirmuar për rajonipress edhe kryeprokuror i Gjilanit Jetish Maloku./rajonipress/


