United Hospital

Arrestohet dileri shqiptar në Clarens

/ 1 minutë lexim
HW

Policia kantonale e Kantonit Vaud ka arrestuar një diler 28-vjeçar, të cilit iu kanë konfiskuar 480 gramë drogë me vlerë prej 15.000 frangash zvicerane.E Premte, 20 Mars 2015 – 17:09 albinfo.ch Foto: Policia kantonale e Vaud-it Foto: Policia kantonale e Vaud-it.

Të martën policia e Kantonit Vaud ka ndaluar një burrë 28-vjeçar në Clarens, qytezë afër Montreux, në Zvicrën romande. Personi posedonte me vete 20 gramë heroinë, njofton komunikata e policisë. Kërkimet që kanë pasuar kanë mundësuar gjetjen e afro 480 gramë heroine, me një vlerë prej rreth 15.000 frangash zvicerane.

Mobi Casa

Përveç drogës, e kondicionuar në fishekë 5 gramësh, policia ka gjetur 1.5 kg prodhim që përzihet me drogën, si dhe të holla, respektivisht 1600 franga dhe 9600 euro.

Prokurori ka hapur një hetim penal. I pandehuri, një shqiptar 28-vjeçar, e ka pranuar se është marrë me shitjen e drogës në rrethin e Lozanës si dhe Rivierës (Vevey-Montreux) që nga viti 2013. Ai është tani përkohësisht i arrestuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.