United Hospital

Arrestohet derisa kontrabandonte nëntë egjiptas të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Me 29.9.2014, rreth orës 09:20, në vijën dalëse të pikëkalimit kufitar “Dheu i Bardhë”, që lidh Republikën e Kosovës me Serbinë, njësitet policore kufitare kanë realizuar një operacion taktik, me qëllim të parandalimit të migrimit ilegal, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar (N. H. egjiptian, 1991) për ‘kontrabandim me migrant’ njoftoj policia e Kosovës.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është ndalur në vijën dalëse duke drejtuar veturën e tij kombi “Mercedes” me targa KS -, në të cilën gjendeshin edhe nëntë (9) persona, te gjithë nga komuniteti egjiptian i Kosovës prej të cilëve katër (4) persona të rritur dhe pesë (5) fëmijë që dyshohet të jenë viktima të kontrabandimit.

Si vazhdimësi e punës policore lidhur me rastin janë intervistuar viktimat e moshës madhore, të cilët deklarojnë se qëllimi përfundimtar i udhëtimit të tyre ka qenë që të dalin në vendet e BE-së.

Mobi Casa

Sipas marrëveshjes me të dyshuarin, viktimat dyshohet se kanë paguar një shumë prej pesëqind (500) euro, për t’i dërguar deri në qytetin e Nishit të Serbisë dhe pastaj prej aty të vazhdojnë në drejtim të Hungarisë me organizim të vetin.

Viktimat pasi që janë intervistuar, të njëjtëve u është refuzuar dalja për arsye se nuk i plotësojnë kushtet për të udhëtuar në vende të BE-së ashtu siç kishin planifikuar.

Në konsultim me prokurorin kujdestar të krimeve të rënda në Gjilan, personi i dyshimtë ndalohet për të vazhduar me procedurat tjera ligjore, ndërsa automjeti i tije i konfiskohet përkohësisht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.