UBT

Arrestohet Dardan Molliqaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sot, rreth orës 09:20, në Aeroportin e Prishtinës, sekretarit organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dardan Molliqajt, i është ndaluar udhëtimi për në Zvicër, dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. Aktualisht Dardan Molliqaj po dërgohet në njërin prej stacioneve policore në Prishtinë.Kështu njofton lëvizja Vetëvendosje.

“Dhuna policore e ushtruar më 27 janar, arrestimet masive të qytetarëve pas kësaj proteste, dhuna psikologjike e ushtruar para protestës së 18 prillit, kërcënimet ndaj mësimdhënësve grevistë, dhe së fundi arrestimi i Dardan Molliqajt, flasin për përpjekjen e vazhdueshme të Qeverisë që t’i shtypë dhunshëm protestat qytetare”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Eco Higjiena

Sipas VV-së, Qeveria, në vend që të merret seriozisht me kërkesat e drejta të qytetarëve protestues dhe t’i plotësojë ato, po i arreston protestuesit duke e vazhduar kështu përndjekjen e kërcënimin ndaj qytetarëve, në mbrojtje të shtetit të kapur.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon me ngulm që Dardan Molliqaj të lirohet menjëherë si dhe paralajmëron Qeverinë që me metoda të tilla represive nuk do të arrijë shtypjen e pakënaqësisë së madhe të qytetarëve”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.