ARKATANA

Arrestohet Bujar Beqiri i dyshuar për vrasjen e Fitim Shabanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Avni Oruqi shef i sektorit të hetimeve regjionale në Gjilan tha për rajonipress se të enjten pas incidentit është arrestuar i dyshuari Bujar Beqiri (1962) nga Gjilani. Beqiri dyshohet se të enjten ka goditur dy herë me thikë viktimën Fitim Shabani i cili si pasojë e plagëve edhe ka vdekur në emergjencën e Gjilanit.

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin kryesor për vrasjen e Fitim Shabnait (1992) i cili vdiq të enjten nga dy plagë nga thika që përdori Bujar Beqiri.

Avni Oruqi shef i sektorit të hetimeve regjionale tha për rajonipress se i dyshuari është Bujar Beqiri (1962) nga Gjilani. Oruqi tha se i dyshuari është emër i njohur për policinë pasiqë në data bazën tonë ka të evidentuar mbi 57 vepra penale që lidhen me vjedhje dhe narkomani.

Edhe për viktimën Fitim Shabani policia thanë se ka qenë emër i njohur për hetuesit.

Uji Dea

Ndryshe rajonipress ka informuar edhe të enjten për vdekjen e Fitim Shabanit (1992).

Imet Rrahmani mjeku kujdestar ka deklaruar se Shabani me vendbanim në lagjen “Arbëria” është sjellur në gjendje të rëndë në emergjencën e spitalit në Gjilan rreth orës 18.00, ku edhe për pasojë nga dy plagët e shkaktuara nga thika ka ndërruar jetë.

Rrahmani tha se viktima ka pasur dy plagë vdekjeprurëse në trup. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.