ARKATANA

Arrestohet boshnjaku që ka trafikuar mbi 160 kosovarë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ai ngarkohet se në periudhën mes tetorit 2014 dhe shkurtit 2015 ka sjellë ilegalisht në Gjermani së paku 160 kosovarë, të cilëve u ka marrë nga 500 euro.

Policia në Homberg, landi Hesen i Gjermanisë ka arrestuar një person të dyshuar nga Bosnja për trafikimin e së paku 160 refugjatëve nga Kosova në Gjermani. Ai thuhet se për secilin person ka marrë nga 500 euro.

Personi në fjalë me qëndrim në Homberg ngarkohet se në periudhën mes tetorit 2014 dhe shkurtit 2015 ka sjellë ilegalisht në Gjermani së paku 160 kosovarë me automobil, shkruan hessenschau.de. Kështu, akuza thotë se ai ka bërë më shumë se 26 udhëtime për trafikim, vërteton një zëdhënës i prokurorisë së Kasselit një raportim të bërë nga HNA, transmeton albinfo.ch.

Uji Dea

Zëdhënësi nuk ka dashur të japë më tepër hollësi lidhur me hetimet.

Kush kapet duke bërë trafikim me numër të madh personash, në bazë të ligjit gjerman mund të dënohet me deri në dhjetë vjet burg, komentojnë mediet gjermane./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.