Arrestohet Besim Ilazi, ndihmoi kosovarët për të kaluar kufirin ilegalisht
Është arrestuar në flagrancë shtetasi Besim Ilazi dhe ndaj tij ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F.B., e SH.L., vjeç 39 e 30, banues në Kosovë, transmeton Gazeta Tribuna.
I dyshuari me 4 janar në orën 02:50, në portin e Durrësit, i ka dhënë ndihmë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme kosovarëve, të cilët u kapën me dokumente udhëtimi të falsifikuara. /Tribuna/

