Arrestohet Bajram Musa i klanit “Sekiraqa”

Policia e Kosovës ende nuk ka përfunduar punë me “Klanin Sekiraqa”. Merret vesh se edhe të martën Drejtoria e Krimeve të Organizuara është marrë me këtë grup kriminal.
“Të martën në orët e vona Drejtoria e Krimeve të Organizuar e Policisë së Kosovës ka arrestuar Bajram Musën, që është njëri prej anëtarëve të “Klanit Sekiraqa””, ka thënë për Indeksonline një burim policor. /indeksonline/