ARKATANA

Arrestohet babai, dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arrestohet babai, pasi dyshohet për dhunë dhe ngacmim seksual ndaj vajzave të tij. Ngjarja është shënuar në zonën pranë “21 Dhjetorit” në kryeqytet, ku policia ka vënë në pranga një 42-vjeçar me inicialet P.B.Ky i fundit akuzohet nga bashkëshortja dhe vajzat e tij, jo vetëm për dhunë fizike, por edhe se janë ngacmuar seksualisht nga i ati i tyre.

Kallëzimin pranë Komisariatit numër 2 në kryeqytet e ka bërë bashkëshortja e 42-vjeçarit, A.B., 37 vjeçe, e cila ka sqaruar se prej kohësh bashkëshorti e dhunonte atë dhe vajzat e saj, konkretisht 18-vjeçaren Xh.B. dhe 16-vjeçaren M.B.

Vajzat kanë deklaruar në polici, se herë pas here babai i tyre shkonte i dehur në shtëpi dhe i dhunonte ato. Madje, vajzat kanë shtuar se 42-vjeçari kur ishte i dehur përfitonte që të futej në dhomën e tyre dhe i prekte ato në pjesët intime.Pas kësaj, policia ka vënë në pranga rreth orës 02:30 të mëngjesit të së premtes babain dhunues.

Uji Dea

Për këtë ngjarje, policia ka sjellë edhe njoftimin zyrtar. “Më datë 14.08.2015, rreth orës 02:30, u bë arrestimi në flagrancë i P.B., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 13.08.2015, rreth orës 16:00, në banesë, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten dhe vajzat e tij, A.B. 37 vjeçe, Xh.B. 18 vjeçe dhe M.B. 16 vjeçe, të cilave iu plotësua dhe urdhri i mbrojtjes”, sqaron policia në njoftimin e saj.

Pas arrestimit, uniformat blu kanë marrë në pyetje edhe 42-vjeçarin, i cili nuk ka pranuar që të ketë ngacmuar dy vajzat e tij. I pyetur për dhunën që ka ushtruar ndaj tyre dhe gruas së tij, 42-vjeçari P.B. ka shtuar se ka qenë i dehur dhe nuk mban mend ta ketë bërë një gjë të tillë. Ndërkohë, policia vijon hetimet për të mësuar të vërtetën e kësaj historie./Gazeta Shqiptare

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.