ARKATANA

Arrestohet avokati kosovar, dyshohet se i mori një femre 10 mijë euro për ta mbrojtur nga veprat penale!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Policia e Kosovës, konkretishtë Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas raportimit të një rasti në Polici me datë 28.01.2019 dhe marrjes së informacioneve relevante ku dyshohej për kryerje të disa veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim”, “Keqpërdorim i besimit” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” nga një person i dyshuar, ka ndermarr disa veprime të nevojshme hetimore dhe operacionale për trajtimin e këtij rasti.

Pas zhvillimit intenziv të hetimeve policore përmes metodave më të avancuara dhe bastisjes në zyrën e të dyshuarit, Policia e Kosovës ka mbledhur informacione dhe dëshmi relevante që ndëlidhen me rastin dhe me datë 04.02.2019, me autorizim të prokurorit kompetent ka ftuar personin (I.R.) për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Personi i dyshuar mashkull/shqiptar/kosovar i lartpermendur me iniciale (I.R.), në cilësinë e Avokatit mbrojtës, dyshohet se i ka marrë viktimës femër/shqiptare/kosovare para në vlerë rreth 10,000.00€ (dhjetëmijë euro), kinse për ta mbrojtur për disa vepra penale për të cilat paraprakisht viktima e këtij rasti ka qenë e dyshuar.

UBT

Pas realizimit të proceduarve të intervistimit nga Policia, të dyshuarit të lartëpermendur me vendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës, është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim, që rastet që nderlidhen me krimin dhe korrupsionin të raportohen menjëherë tek organet kompetente. Perderisa, rikonfirmojmë që pavarsisht rolit dhe funksionit që kanë individët e përfshirë në raste të tilla, masa rigoroze do të aplikohen në vazhdimësi dhe do të ketë zero tolerancë./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.