RCCOLA

Arrestohet Argjend Limani për keqpërdorim seksual

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Policia e Gjilanit e ka arrestuar Argjend Limanin i dyshuar për veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”. Limanit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga ana e gjykatësit Ilmi Dalipi.

Argjend Limani i lindur në Karlsruhe të Gjermanisë me banim aktual në Cërnicë të Gjilanit është arrestuar nga policia e Gjilanit nën dyshimin se ka kryer veprën penale”keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”, raporton rajonipress.

Prokurori kujdestar Shaban Spahiu duke u bazuar në kallëzimin penal të policisë ka ndaluar për 48 orë në qendrën e paraburgimit në Gjilan, Limanin. Në bazë të shënimeve që ka poseduar data baza e policisë shihet se Argjend Limani ka qenë i dyshuar apo i ndjekur penalisht për 16 vepra të ndryshme penale.

Fundamenti

Limani u arrestua sepse ekziston dyshimi i bazuar se tani e dy vite në vazhdimësi e ka shfrytëzuar keqpërdorur seksualisht vajzën e mitur (është në lidhje familjare , e afërm e të dyshuarit).

Ndërkohë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan Argjend Limanit gjykatësi i procedurës paraprake Ilmi Dalipi i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji./rajonipress/