RCCOLA

Arrestohet Albulena Haxhiu

/ 1 minutë lexim

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është arrestuar nga Policia e Kosovës, derisa po shkonte në një tubim në Gjilan.Arrestimin e deputetes Haxhiu mësohet se e ka bërë Njësia Speciale e Policisë.

Ndryshe, një ditë më parë, deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, është marrë në pyetje nga organet e ligjit në vend për veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës.

“Të gjitha veprimet në Kuvend, ne si opozitë i kemi bërë me vetëdije. Sa herë të ketë nevojë, do të veprojnë njësoj deri në anulimin e marrëveshjeve”, ka theksuar ai.

Eco Higjiena

Policia e Kosovës konfirmoi për Telegrafin se ka arrestuar deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës konfirmoi për Telegrafin se arrestimi i deputetes Haxhiu është bërë bazuar në urdhërarrestin që është lëshuar javë më parë.

Edhe lëvizja Vetëvendosje konfirmoi se sot u arrestua deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, teksa po shkonte në një tubim në Gjilan. /Telegrafi/