UBT

Arrestohet 80-vjeçari i dyshuar për vrasjen e Aishes

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Një 80-vjeçar është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjecares Aishe Vata. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se personi i dyshuar për aktin makabër është bashkëfshatar i 18-vjeçares, ndërkohë që për shkak të hetimeve është e rezervuar për dhënien e identitetit të personit të ndaluar.

Arma e krimit u gjet në banesën e 80-vjeçarit, ndërkohë që bën me dije se janë gjetur gjurmë gjaku në rrobat e të dyshuarit. Provat e mbledhura janë dërguar për hetime të mëtejshme ekspertizën mjeko-ligjore, ndërkohë policia ka bijuar sot me pyetjen e 10 personave.

Dëshmia e 80-vjeçarit të Aishes, mund të sjellë një kthesë në hetimet si dhe një shenjë drite në tunelin e misterit që ka tronditur mbarë opinionin publik, transmeton BalkanWeb.

Fundamenti

Ekspertiza mjeko-ligjore vetëm një ditë pas masakrimit të 18 vjecars zbardhi faktin se ajo ishte 11 javëshe shtatzënë, ndërkohë që familjarët dje i dhanë mes dhimbjes dhe lotëve lamtumirën fundit trupi pa kokë të Aishes, pasi ajo nuk është gjetur ende.

18-vjeçarja Ajshe Vata, e cila priste të ulej në auditorët e Fakultetit të Infermierisë, u gjet e masakruar më 11 tetor në një arë me misër, në afërsi të mbikalimit të Fllakës (në hyrje të rrugës për në Xhafzotaj) nga një banor i zonës.